Rreth nesh
KUSH JEMI

Aktiviteti i Zenith Travel ka nisur që në vitin 1992, themeluar nga babai i familjes Sula i cili filloi transportin për herë të parë nga qyteti i Skraparit. Ai kishte vizionin dhe dëshirën për të ofruar dhe mundësuar një udhetim jo vetëm të rehatshëm por dhe me çmime të përballueshme. Pasi puna zhvillohej hap pas hapi, së bashku me djemtë e tij, ata krijuan një kompani në industrinë e turizmit të quajtur Zenith Travel me qendër në Tiranë. Mbas 20 vitesh, ne vitin 2012 krijohet agjensia e mirëfilltë turistike Zenith. Në vitin 2016, përveç udhëtimeve tokësore, agjensia jonë i mundësoi miqve tanë udhëtarë, mundësinë e udhëtimeve të organizuara me avion dhe paketat individuale, të menduara dhe ideuara për kerkesat e klientëve tanë. Në vitin 2021, agjensia jonë e bëri më të lehtë “shfletimin” e katalogut të produkteve që ofrojmë, pasi gjithë informacionet e nevojshme, u publikuan online dhe zyrtarisht filluam shërbimin si “Tour Online Operator”.
+30
VJET NË INDUSTRI
+30
SHTETE NË TË CILAT OPEROJMË
+500
PARTNERË B2B
+50000
KLIENTË NË VIT
Historiku i Zenith Travel
1992-1999
Aktiviteti i Zenith Travel ka nisur që në vitin 1992, themeluar nga babai i familjes Sula i cili filloi transportin për herë të parë nga qyteti i Skraparit.


2000-2004
Në vitin 2000 transferohemi në Kryeqytetin e Shqiperisë, Tiranë me një flotë të rinovueshme dhe linja të tjera ndërqytetase, duke fituar kështu reputacionin si një lider kombëtar në industrinë e transportit.
2004-2012
Nga agjensi transporti kalojmë në agjensi turistike e cila e fokusoi shërbimin totalisht në grupe të mbyllura të organizuara (universitete, gjimnaze, administrata, koorporata etj) duke ofruar transport, akomodim dhe guide shoqëruese në përputhje me kërkesat e klientit.

2012-2019
Nga një agjensi turistike transformohemi në Tour Operator duke zgjeruar jo vetëm gamën e shërbimeve por dhe mënyrën e krijimit të çdo pakete turistike në organizim modern dhe ide inovative. Përveç destinacioneve ballkanike dhe grupeve të dedikuara, ofruam në treg destinacione të reja të mirë organizuara dhe me çmime të pa konkurrueshme.
2019-2022
Njihemi si një ndër 5 tur operatorët më të mirë në Shqiperi ku përveç paketave me autobus shtuam shërbimin e paketave me avion si dhe shërbimin individual (FIT) në të gjithë botën. Një tjetër hap i rëndësishëm është dhe krijimi i platformës online B2B dhe B2C, nëpërmjet të cilës i dhamë mundesinë partnerëve dhe klientëve tanë të rezervonin në mënyrë direkte, pa humbur kohë dhe pa qenë e domosdoshme të paraqiten pranë zyrave tona pasi dhe mënyra e pagesave u bë fleksibël duke kaluar nga opsioni i Cash në atë online me kartë krediti.
