Si ta bëni 2020 vitin e aventurave dhe përvojave të reja?

Nëse jeni duke kërkuar për ide për t’i vendosur në listën tuaj të udhëtimeve gjatë 2020, Zenith Travel ka menduar për ju. Ne kemi gjetur disa vende, përvoja dhe aktivitete të cilat duhet t’i provoni me patjetër këtë vit.

Këto janë vetëm disa nga opsionet fantastike për t’i vendosur në listën tuaj për vitin 2020. Ju mund t’i shijoni këto përvoja si një udhëtar i vetëm ose më të afërmit apo të dashurit tuaj. Nëse nuk jeni akoma të sigurtë se cili duhet të jetë udhëtimi juaj i radhës, kontaktoni me stafin tonë dhe ne do t’ju ndihmojmë të zgjidhni destinacionin më të mirë për ju.

1. Udhëtim në Pragë, Vienë, Budapest, Bratislavë

Udhëtimi i parë që ju rekomandojmë të bëni gjatë muajit Mars është guida 5 ditore në Pragë, Vienë, Budapest dhe Bratislavë. Vendi i parë që do vizitohet është Bratislava, ku do të bëhen shëtitje në qytet dhe do të vizitohen monumentet kryesore të qytetit. Praga është qyteti i dytë që do vizitohet dhe do shkohet kështjella e Pragës, Galeria Kombëtare, Pallati mbretëror etj. Gjithashtu do të bëjmë vizitë të shkurtër në Monumentet kryesore të Vienës si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit etj. Në Budapest do të bëhet vizitë panoramike, ku do të shihet Buda Castle, kisha e Shën Mattias dhe Fisherman’s Bastion, me pamje nga Parlamenti.

2. Udhëtim në Amsterdam, Haarlem, Hagë, Delft, Rotterdam

E keni menduar gjithmonë ta vizitoni Amsterdam por nuk keni gjetur kohën e përshtatshme? Guida jonë ju ofron të vizitoni 5 qytete brenda 4 ditëve, në muajin Shkurt. Vizitat do të jenë të llojeve të ndryshme, si monumente historike, galeri, muze, shëtitje me varkë etj. Një nga vendet më të veçanta për t’u vizituar është New Rijksmuseum, i cili është rihapur në 2013, pasi një rinovimi prej 10 vitesh. Gjithashtu duhet të dini se të gjithë flasin Anglisht, kështu që është e lehtë të shësitësh edhe pse nuk dini Gjermanisht.

3. Udhëtim në Barcelonë

Barcelona, ​​kryeqyteti i rajonit të Katalonjës së Spanjës, është i njohur për artin dhe arkitekturën e saj. Kisha fantastike e Sagrada Família dhe monumentet e tjera moderne të krijuara nga Antoni Gaudí tregojnë shumë për qytetin. Në lagjen gotike do të shihni monumente të tilla si Katedralja dhe Pallati i Qeverisë, si dhe sheshet si Plaza del Rey dhe Plaza de Sant Jaume. Ribera District është shtëpi për kishën e bukur Santa María del Mar dhe sallën mahnitëse të koncerteve Palacio de la Música Catalana. Rambla e famshme, e lidhur me rrugët e mbushura me lule, ju çon drejt detit, duke kaluar nëpër monumente të tilla si Teatri Liceo, Pallati Güell dhe tregu më i famshëm i qytetit, La Boquería. Udhëtimi është planifikuar gjatë muajit Mars, nga data 19-22 Mars.

4. Udhëtim në Paris

Të vizitoni Parisin në muajin Mars? Është e mundur me guidën fantastike nga Zenith Travel, në datat 26-29 Mars. Paris, kryeqyteti i Francës është një qytet i madh europian dhe një qendër globale për artin, modën, gastronominë dhe kulturën. Peizazhi i qytetit të shekullit të 19-të është i kryqëzuar nga bulevardet e gjera dhe Lumi Seine. Përtej monumenteve të tilla si Kulla Eifel dhe katedralja Gothic Notre-Dame, e shekullit të 12-të, qyteti është i njohur për kulturën e tij të kafeneve dhe dyqanet përgjatë Rue du Faubourg Saint-Honoré.

5. Udhëtim në Stamboll

Stambolli mund të vizitohet për 3 ose 4 ditë, mjafton vetëm të vendosni. Por çfarë do të vizitohet gjatë guidës? Vizitë panoramike tek Xhamia Blu, Hipodromi, Bazilika e famshme e Shën Sofisë, Dollmabahce si dhe do kalohet mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës. Në pjesën aziatike, vizitohet Çam Lixha (pika më e lartë e qytetit, kodra e të dashuruarve).