1- Palace of Parliament është ndërtesa e dytë më e madhe administrative në botë.
2- Qyteti i Vjetër i Bukureshtit është një histori e vërtetë suksesi dhe ka transformuar plotësisht qytetin.
3- Dimitrie Gusti National Village Museum është një ekspozitë në ambjent të hapur, që tregon jetën tradicionale të Rumanisë ashtu siç ka qenë në të kaluarën.
Ndërkohë Brașov është një qytet në rajonin e Transilvanisë së Rumanisë, i rrethuar nga Malet Karpate. Ai është i njohur për muret Saxon dhe bastionet e saj mesjetare, kishat e stilit gotik dhe kafenetë e shumta.
Kryeqyteti i Bullgarisë është i mrekullueshëm! Përveç çmimeve të ulëta ka shumë gjëra interesante për të bërë në Sofje dhe turet në të cilat mund të merrni pjesë janë gjithçka, përveçse të mërzitshme dhe kryesisht falas.
Sidomos nëse keni kohë të kufizuar duhet të shkoni në një nga turnet që ofrohen në
Sofje – ato janë argëtuese dhe iu japin informacion të ndryshëm nga gjërat e zakonshme që
dini.
Shkupi është kryeqyteti i Maqedonisë dhe qendra politike, ekonomike dhe
kulturore e vendit. Gjërat për të parë dhe bërë në Shkup përfshijnë sheshet e qytetit, ndërtesat fetare, lagjet
e epokës otomane dhe monumentet kombëtare.
Pavarësisht se ku shkoni në qendër të qytetit të Shkupit, gjithmonë do të ketë një statujë që ju shikon. Një kalë madhështor, duke qëndruar stoikë, qytetarë prej bronzi dhe mermeri janë kudo ku shkoni.