Qyteti i Budapestit u formua në 1873 përmes bashkimit të Buda, Pest dhe Buda e Vjetër. Si qyteti më i madh në Republikën e Hungarisë, Budapesti është qendra politike, kulturore dhe tregtare e vendit.
Ka shumë për të ditur për Budapestin, por ne do iu tregojmë Top 5 për të vizituar:
1- Rezervoni lundrimin në Danub për të parë pamje panoramike të Budapest sidomos gjatë natës.
2- Provoni disa ushqime tradicionale hungareze në Central Market Hall. Ose provoni një pjatë autentike hungareze të shoqëruar me verë hungareze të cilësisë së mirë.
3- Pushoni dhe relaksohuni në një nga banjot e famshme termale të Budapestit.
4- Vizitoni ndërtesën e parlamentit të Hungarisë, shihni arkitekturën e mahnitshme dhe thesarët e kurorës hungareze.
5- Ishulli Margaret është një ishull 2.5 km i gjatë i cili ndodhet në mes të Danubit dhe është i mbuluar me parqe.
Kryeqyteti
i Republikës së Austrisë dhe një nga qytetet më të vizituara të Evropës, Viena (Wien) i detyrohet shumë prej
hijeshisë dhe historisë së pasur, vendndodhjes së saj në brigjet e lumit Danub. Viena është e njohur në të
gjithë botën dhe ka një tërësi ndërtesash mahnitëse historike, kopshte dhe institucione për t’u vizituar.
1- Schönbrunn Palace Një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar në Vienë për gjysmë dite!
2- St. Stephen's Cathedral Një nga vendet më fetare për të parë në Vienë
3- Naschmarkt Duhet patjetër ta vizitoni për të provuar ushqime të shumëllojshme!
4- The Hofburg Ndoshta një nga vendet më të rëndësishme për t’u vizituar në Vjenë
5- Vienna State Opera Një vend fantastik për t’u vizituar natën në Vienë
Zagrebi
është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kroacisë, duke shënuar kryqëzimin midis Europës Lindore dhe Qendrore për
më shumë se 1000 vjet. Për një kryeqytet modern, Zagrebi ka një lloj sharmi të një qyteti të vogël, me qendër të
vjetër, rrugë me kalldrëm dhe sheshe të ndezura deri në ditët e sotme nga llampat e gazit.
A ka një kryeqytet europian me një histori më të trazuar se Beogradi? Në kufirin e perandorive dhe kryqëzimin e lumenjve të mëdhenj Danub dhe Sava, ky është një nga qytetet më të vjetra në kontinent. Si provë e luftës së vazhdueshme dhe trazirave, disa ndërtesa në Beograd janë më të vjetra se disa qindra vjet.