Siç mund ta keni dëgjuar, Kolashin është një qytet i vogël në veri të Malit të Zi. Themeluar nga turqit në shekullin e 17-të, ky qytet është një nga vendet që duhet të vizitoni patjetër në sezonin e dimrit.

Kolashin ndodhet në 954 m lartësi dhe ofron pushime fantastike si në dimër ashtu edhe në verë. Për shkak të lartësisë dhe klimës së favorshme, Kolashin konsiderohet një vend i mirë për qetësi dhe relaks.

Nëse keni planifikuar të udhëtoni në fundjavë në Kolashin, Zenith Travel ofron paketa fantastike në sezonin e dimrit. Ofertat mund t’i gjeni këtu: http://zenithtravel.al/ture/kolashin-2-dite/

Një tërheqje e veçantë për turistët është liqeni Biogradsko i vendosur në parkun kombëtar “Biogradska gora” i cili është një nga tre pyjet e virgjër dhe të ruajtur në Europë. Liqeni i Biogradsko ndodhet në 1094 m lartësi dhe rreth tij ka shumë shtigje ecjeje.

Zona e Kolashinit shtrihet kryesisht në mes të Republikës së Malit të Zi në rrjedhjet e mesme dhe të sipërme të lumenjve Tara dhe Moraca në një sipërfaqe totale prej 900 km2. Në këtë komunë janë rreth 12.000 banorë dhe në Kolasin, qendra e komunës jetojnë rreth 6.000 banorë.