BALI ME AVION, INDIVIDUAL

View photos

Description

Bukuria e eger mbizoteron kudo ne Bali. Ishulli krenohet me një mori vullkanesh mbresëlënëse, plazhe të kristalta, zhytje të klasit botëror, jetë nate, fusha ikonike orizi dhe ujëvara të mrekullueshme.


Program

  • 1

    PERSE TA VIZITOJ?

    Bali ka disa nga brigjet më të mrekullueshme në botë. Nga ujërat e qeta për surfing në plazhet Seminyak ,Padang Padang ( te shfaqura dhe ne filmin Eat, Pray, Love) deri në rërën e zezë vullkanike të plazhit Keramas, ju kurre nuk do ta keni problem të gjeni një oaz me ujë të ngrohtë që të përputhet me dëshirat dhe interesat tuaja.

  • 2

    KOHA IDEALE PER TA VIZITUAR:

    Nuk ka kohë të keqe për të vizituar Balin tropikal, pasi moti është vazhdimisht i ngrohtë dhe i lagësht gjatë gjithë vitit.
    Shumë turistë preferojnë ta vizitojnë në sezonin e thatë midis Majit dhe Shtatorit, kur nivelet e lagështisë priren të jenë në nivelin më të ulët.
    Megjithatë, vizita gjatë Janarit dhe Marsit mund t'u ofrojë oferta më të mira për hotelet dhe paketat turistike.

  • 3

    AKTIVITETE QE DUHET TI PERJETONI PATJETER:

    - Vizito patjeter Nusa Lembongan, Nusa Ceningan, Nusa Penida. Vendet me Instagramable ne Bali.

    - Gjurmo ujevarat e shumta qe ndodhen te fshehura ne Bali. Sugjerimi jone eshte ujevara Leke Leke.

    - Vizito patjeter Ubud-in dhe tempullin PURA ULUN DANU BRATAN.

    - Fushat e medha te orizit te bera nga dora njerezore jane nje tjeter destinacion qe nuk duhet ta humbisni.

    -  Ndjehu në krye të botës në Pura Lempuyang.

  • 4

    SUGJERIMET TONA:

    * Zgjidhni te akomodoheni ne Ubud ne menyre qe ti merrni me te miren ketij destinacioni ekzotik*

     

    Me poshte do te gjeni hotelet tona te preferuara:

     

    Kappa Senses Ubud
    Mandapa, a Ritz Carlton Reserve
    Dinara Ubud
    COMO Shambhala Estate
    Bambu Indah
    -
    Sametnangshe Boutique

  • 5

    SHENIM:

    Per data specifike dhe sygjerime te personalizuara per kerkesen tuaj plotesoni formen e aplikimit ne te djathte dhe agjentet tane do t'iu kontaktojne sa me shpejte per t'iu asistuar.


Included

  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg
  • Akomodimi ne resort sipas perzgjedhjes

Not included

  • Gjithcka e papërmendur me sipër.

Location