STAMBOLL ME AVION, 3 DITE €229

Description

►26-28 Maj €229 Grand Emin 3*


Program

  • 1

    Dita e Parë

    Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.(në datën 25.05.2022)
    Fluturimi për në Stamboll me kompaninë Pegasus Airline.
    Nisja në 02.40 te mengjesit. Mberritja në Stamboll në 05:15. 

    Eksplorimin e qytetit do ta fillojmë nga pjesa me e lartë e qytetit, Kodra Çamlıca, e cila ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.
    Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim.Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
    Kthimi në Hotel.

  • 2

    Dita e Dytë

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
    Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
    Hyrja 20 Euro – Qëndrimi 2 orë.
    Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
    Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
    Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
    Vazhdon Vizita në Shën Sofi – Hagia Sofia
    Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
    Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
    Vazhdon Vizita në Hipodrom
    Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.

    Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
    Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.(OBJEKT TURISTIK)

    Qendrim i lire.
    Kthimi në Hotel.

  • 3

    Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel.

    Pas mengjesit do te bejme nje lundrim me anije për 2 orë në ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
    Hyrja 10 Euro - Lundrim rreth 2.5 orë.

    Nisja me autobus për në Dolma Bahce.
    Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.

    Transferta ne drejtim te Aeroportit.
    Nisja nga Stambolli në 00.30 të datës 29 Maj
    Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 01:20 .

    Kujdes:
    Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

    Per cdo ndryshim orari nga kompania ajrore si per nisje apo kthim, do te lajmeroheni ne kohe reale.

    Kujdes:

    Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

    1. Lundrim me anije në Bosfor 2 – 2.5 orë për të parë Europën e dhe Azinë €10.
    2. Anije me shfaqje dhe darkë €32, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
    3. Akuarium i Stambollit - €20.
    4. Bileta e hyrjes Dollmabahce - €25 .
    5. Bileta e hyrjes Sarajet TopKapi - €20.
    6. Bileta e hyrjes Muzeu Panorama 1453 - €10.

     

    Orari i flututimit  : 

    Per cdo ndryshim orari  nga kompania ajrore si per nisje apo kthim, do te lajmeroheni ne kohe reale.

    Informacione të rëndësishme:

    Duhet te mbani maska pergjate udhetimi,

    Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin  në TURQI do i’u duhet të keni:

    PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Turqi 

    Per hyrjen ne SHQIPERI, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :

    1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit
    2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit
    3-Dokumentin qe keni kaluar Covid
    4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave

    Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me siper, ju vete-karantinoheni 10 dite nga dita e mberritjes.

    Shenime :

    AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.

    NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.

    PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .

    FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 0 - 8.99 VJEC, DO T'I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR.

    PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

    AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI  PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE.

    AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.

    NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

    PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM.

    GJATE QENDRIMIT NE AUTOBUS DUHET TE JENI TE PAJISUR ME MASKA MBROJTESE.


Included

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg

Not included

  • Hyrja në Sarajet e Sulltanit 17 EUR/person
  • Shëtitja me anije 7 EUR/person
  • Nata Turke 30 Euro/personi
  • Panorama 1453, 4 EUR/personi
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Istanbul Aquarium 20 EUR/Personi

Location