STAMBOLL ME AVION, 4 DITË €249

View photos

Description

► 2, 9, 10, 16, 23, 30 Qershor, €249 Hotel Emin 3*, €259 Grand Emin 3*
► 7, 8, 14, 21, 28 Korrik €249 Hotel Emin 3*, €259 Grand Emin 3*

*Për udhëtimet me nisje ditën e enjte, dhe kthimi pas mesnatës së ditës së diel, itinerari i fluturimeve do të jetë:

Tiranë-Stamboll 08:00 - 10:40
Stamboll-Tiranë 00:55 - 01:35

*Për udhëtimet me nisje ditën e premte dhe kthimi ditën e hënë, itinerari i fluturimeve do të jetë:

Tiranë-Stamboll 07:00 -09:40
Stamboll-Tiranë 19:00 - 19:40


Program

  • 1

    DITA E PARË

    Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
    Fluturimi direkt për në Stamboll.
    Mberritja në Stamboll.
    Nisja me Autobus për Shopping ne qender tregetare per rreth 2.5 ore
    Vazhdimi I udhetimit ne drejtim te Istanbul Akuarium.
    Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
    Hyrja 20 Euro – Qëndrimi 1.5 orë.
    Pas vizitës, kthimi dhe akomodimi në Hotel (Prane zones historike) 
    Darka e lire nen sugjerimin e guides.

  • 2

    DITA E DYTË

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
    Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.(OBJEKT TURISTIK)
    Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
    Pas vizitës në pazar ,nisja për në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
    Lundrim me anije për 1.5 - 2 orë në varësi të motit, në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
    Hyrja 10 Euro - Lundrim rreth 2.5 orë.
    Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim.Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
    Kthimi në Hotel.
    Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, Darkë me Pije jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
    Hyrja 32 Euro – Qëndrimi 3 orë.
    Kthimi në Hotel.

  • 3

    DITA E TRETË

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
    Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
    Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 2 orë.
    Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
    Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
    Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
    Vazhdon Vizita në Shën Sofise – Hagia Sofia
    Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
    Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
    Vazhdon Vizita në Hipodrom
    Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
    Qendrim i lire.
    Kthimi në Hotel.

  • 4

    DITA E KATËRT

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja për në Muzeun Historik Panorama 1453.
    Hyrja 10 Euro - Qëndrimi 30 minuta
    Vazhdon udhëtimi drejt Kodrës Camlica.
    Kodra Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane. 
    Hyrja e lirë - Qëndrimi 40 minuta.
    Nisja me autobus për në Dolma Bahce.
    Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth 1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
    Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 1 orë.
    Transferta ne drejtim te Aeroportit.
    Nisja nga Stambolli dhe flluturimi direkt për në Tiranë.
    Fundi i shërbimit tonë. 

    Kujdes:
    Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

  • 0

    EKSKURSIONET EXTRA

    1. Lundrim me anije në Bosfor 2 – 2.5 orë për të parë Europën e dhe Azinë €10.
    2. Anije me shfaqje dhe darkë €32, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
    3. Akuarium i Stambollit - €20.
    4. Bileta e hyrjes Dollmabahce - €25.
    5. Bileta e hyrjes Sarajet TopKapi - €25.
    6. Bileta e hyrjes Muzeu Panorama 1453 - €10.

  • 0

    Informacione të rëndësishme

    Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin  në TURQI do i’u duhet të keni:
    1-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave
    2-PCR Test, jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Turqi 
    3-Test i shpejtë. jo më i vjetër sesa 48 orë para mbërritjes në Turqi 

    Per hyrjen ne SHQIPERI , cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
    1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit
    2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit
    3-Dokumentin qe keni kaluar Covid
    4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave

  • 0

    Shënime

    -AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET!
    -NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR!
    -PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES!
    -FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 0 - 8.99 VJEC, DO T'I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR!
    -PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME!
    -AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI  PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE!
    -AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ!
    -NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR!
    -PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM!
    -GJATE QENDRIMIT NE AUTOBUS DUHET TE JENI TE PAJISUR ME MASKA MBROJTESE!
    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
    PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.


Included

  • Mëngjesi
  • Transporti sipas programit
  • Akomodim në hotel
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Shoqërues shqiptar
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Bagazhe të plota 30 kg + 8 kg bagazh dore

Not included

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Dreka,Darka
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Istanbul Aquarium 20 EUR/Personi

Location