VJENE DHE BUDAPEST €279

Description

 

Hotel 3* ose 4* 


Program

  • 1

    DITA E PARE

    Nisja në oren 01:00 të mëngjesit nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat, fillimisht drejt Split ku do të kryejme një vizitë të shkurtër dhe më pas vazhdojmë udhëtimin për në Zagreb. Mbërritja në Zagreb. Sistemimi në Hotel.

  • 2

    DITA E DYTE

    Mëngjesi në Hotel. Nisja për në qytetin e Zagrebit ku do te kryejme nje ndalese 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

  • 3

    DITA E TRETE

    Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.

  • 4

    DITA E KATERT

    Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.

  • 5

    DITA E PESTE

     Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.

    SHENIM

    POLITIKAT E FEMIJEVE:

     • 0-2.99 VJEC JANË FALAS

    • 3-6.99 VJEC PERFITON 30% ZBRITJE

    • MBI 7 VJEC PAGESE E PLOTE


     CMIMET E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
    REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EKSTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, V
    ENDET E TRETA KANE KOSTO 5 EURO/PERSON, VENDET E KATERTA KANE KOSTO 5 EURO/PERSON NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.

     TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)
    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA 75% NGA CMIMI FILLESTAR I PAKETES.
    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .
    ► NE RAST ANULLIMI TE UDHETIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITE PARA
    ► PER REALIZIMIN E KETIJ UDHETIMI NUMRI MINIMAL I PJESMARRESVE ESHTE 35.
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI  PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PRISHJE TE AUTOMJETIT DERI NE 2h 59min, PAS KSAJ ORE, NESE AUTOMJETI NUK RREGULLOHET APO NUK ZEVENDESOHET AGJENSIA JU RIMBURSON 35% TE CMIMIT TE PAKETES.


Included

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program

Not included

  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese