BARCELONE ME AVION & GUIDË, 4 DITË €419

View photos

Description

►26-29 Shtator €419/person

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 19:30- 22:10 Barcelone.
Kthimi: Barcelone 21:00 - 23:35 Tirane. 


Program

  • 1

    Dita e Parë

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja në orën 19:30 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Barcelonë në orën 22:10, pas mberritjes nisemi drejt hotelit per te kryer akomodimin.

  • 2

    Dita e Dytë

    Mëngjesi në hotel. Gjatë paradites, do të vizitojmë Parkun Guell dhe më pas do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Do te vazhdojmë vizitën ku do te konsumojmë edhe drekën.

    Pas dreke do të shkojmë për të vizituar Akuariumin e Barcelonës dhe pas kësaj vizite do te vazhdojmë drejt Portit te Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit.

    Kthimi në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.

  • 3

    Dita e Tretë

    Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat.

    Mbas vizitës në Montserrat vazhdojmë drejt stadiumi i Camp Nou Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit.Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada Famiglia. Kthim në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.

    Shenim: Vizita ne Montserrat eshte opsionale me pagese extra. Per personat qe nuk do e zgjdhin si opsionale do te kene qendrim te lire ne barcelone dhe do te takohen me guiden individualisht ne piken e radhes (S
    tadiumi i Camp Nou Barcelona).

  • 4

    Dita e Katërt

    Mëngjesi në hotel. Nisim udhëtimin drejt kodrës Montjuik ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Katalan.

    Vazhdojmë vizitat në qytetin e vjetër të Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do të vizitojmë , Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.
    Transfera për në Aeroportin e Barcelonës do të jetë në orën 18:00. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21:00. Mbërritja në Tiranë në orën 23:35. Ketu përfundon shërbimi ynë.

  • 0

    INFORMACIONE TË RENDËSISHME

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

    - Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

     

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

    SUGJERIM:
    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

     

     


Included

  • Mëngjesi
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Not included

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Taksa lokale për turistët
  • Dreka dhe darka
  • Udhëtimi për në Montserrat
  • Hyrja në Park Guell, Sagrada, Camp Nou, Akuarium

Review:

ADRIATIK ALIKAJ – 08-05-2024:

Pervoje shume e mire. Djali i guides Gledi i gjendur ne cdo kohe. Shume komunikues dhe i sjellshem. ju pergezojme!

MYXHAHIT HASKUKA – 29-04-2024:

shume bukur , krejt ka shku sipas planit . ju faliminderit