AMSTERDAM ME AVION, 4 DITË €499

View photos

Description

►26-29 nëntor: €499 personi.

Vizitohet: Amsterdam, Utrecht, Hage, Rotterdam.

Intinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirana 06:55 - 09:55 Eindhoven
Kthimi: Eindhoven 10:30 - 13:00 Tirana


Program

  • 1

    Dita e parë:

    Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Eindhoven në orën 09:55. Transferimi me Autobus në Utrecht. Ndalese per Konsumim dreke.

    Vizitë ne qytet. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Pas mberritjes ne Amsterdam do te kemi mundesine te shijojme shetitjen e paharruar me anije permes kanalave te Amsterdamit, (opsionale). Ku numerohen 165 kanale te cilet jane rreth 100 km te gjate ku kanali me i vjeter quhet Oudezijds Voorburgwal dhe daton prej vitit 1385. Kthim dhe sistemim ne hotel. 

     

  • 2

    Dita e dyte

    Pas konusmimit te mengjesit, intinerari vijon me viziten ne Musemplein.

    Ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum. 

    Vizite ne fabriken e birres Heineken.

    Vizita e rradhes eshte ne Dam Square, qendrimi do te jete i lire. Sipas deshires, sugjerojme te vizitoni shtepine-muze te Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam , ice bar si dhe qendrim i lire. (Keto vizita jane opsionale). Nisja drejt central station per ne hotel.

  • 3

    Dita e trete

    Mëngjesi në Hotel. Do të fillojmë udhetimin tonë në qytetin aristokratik të Hagës, i cili është gjithashtu selia e qeverisë holandeze. Haga është shtëpia e parlamentit si dhe e të gjitha ministrive te vendit, mbarte zyrat dhe ndertesat që i përkasin Kombeve të Bashkuara.

    Destinacioni i rradhes do te jete Delft, i njohur për kishat duke përfshirë varret mbretërore holandeze.

    Nga Delft udhetimi vazhdon në Roterdam. Roterdam është një nga portet më të mëdha në botë. Një qytet modern i njohur për ndërtesat e saj si , Pencil, Shtëpitë kubike dhe Salla e Tregtisë së re. Kthim ne hotel..

  • 4

    Dita e katert

    Mëngjesi në Hotel. Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 11:00. Mbrritja në Tiranë në orën 13:30.

    Shenime dhe informacione shtesë:
    - Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 1 jave perpara nisjes .

    - Fëmija, i cili duhet të jetë nga mosha 0 - 9.99 vjec, do t'i aplikohet një ulje prej 20 EUR nga çmimi për të rritur.

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjensia nuk mban përgjegjlsi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).

    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
    PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.


Included

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Not included

  • Darka
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Dreka
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale për turistët