BREGDETI DALMAT, 4 DITË €169

View photos

Description

PARKU NATYROR KRKA - SPLIT - ZADAR - TROGIR - DUBROVNIK - HERCEGNOV
    •  
    • ► 26-29 Nentor


Program

  • 1

    DITA E PARE

     
    ►Dita e Parë: Tirane – Budva  – Herceg Novi

    ► Nisja nga Tirana në orën 06:00.

    Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi me nje ndalese te shkurter per konsumimin e mengjesit. Vizite  panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi ku do te kryhet dhe akomodimi naten e pare ne hotel me 4*. Kohe e lire per perdorimin e faciliteteve te hotelit.

  • 2

    DITA E DYTE

    ►Dita e dytë: Dubrovnik - Split

    Konsumimi i mengjesit ne hotel dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat.Vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Pilës dhe Ujëmbledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Mincetes,Portin e Qytetit. Me pas i drejtohemi qytetit te Split dhe vizite e atraksioneve të qyteti si Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokrecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova . Kohe e lire për kafe dhe shëtije në Split.Akomodimi ne hotel ne Vodice.Konsumimi i darkes ne hotel .

  • 3

    DITA E TRETE

     

    ►Dita e tretë: Parku Krka - Zadar

    Pas konsumimit të mëngjesit nisem  drejt Parku Natyror KRKA, i cilesuar si parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash.
    Vizite e parkut për 3-4 ore dhe më pas nisemi drejt qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë,
    Vizitë e Zadarit, një qytet ku edhe janë të vendosur një komunitet shqiptaresh para 500 vjetesh dhe kanë formuar qytezën e tyre që quhet Kallmeku. Gjatë vizites në qytetin e Zadarit do të shohim: Forumin Roman, Kishën e Donatus, Kishën e Shën Marisë, Sheshin e Popullit, etj. Pas vizitës ne Zadar , kthimi ne hotel , konsumimi i darkes .Qendrim i lire .

  • 4

    DITA E KATERT

     

    ►Dita e katert : Vodice - Kotorr - Tirane

    Pas konsumimit të mëngjesit në Hotel , i drejtohemi Kotorrit per te vizituar qytetin e vjeter dhe per te konsumuar dreken. Opsionale 5 euro shetitje me varke ne gjirin e Kotorrit. Me pas i drejtohemi doganes se Muriqanit dhe kthimi ne Tirane gjate mbremjes. 

    FUNDI I SHERBIMIT TONE!

     

     

     

     

    Duhet te keni me vete :

    -Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderres ,fruta te thata, cokollata,

    Sugjerim :

    NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

    Politikat e femijeve : 
    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS;
    • Femija i pare : 3- 11.99 VJEC PERFITON 50 % ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR.


Included

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjesi dhe darka

Not included

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Taksa lokale 1.50 EUR për person/natë
  • Shëtitja me anije në Kotorr 5 EUR/personi
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Bileta e hyrjes në Parkun Natyror Krka

Location