MOSTAR – MEDJUGORJE – UJËVARA KRAVICA, 2 DITË €65

View photos

Description

MOSTAR - MEXHUGORJE
  •  
  • ►1-2, 8-9, 15-16, 22-23, 29-30 Tetor 

Hotel 4* 65 euro


Program

  • 1

    DITA E PARE

    ►DITA E PARË: VIZITË NË MOSTAR DHE MEDJUGORJE

    -Nisja nga Tirana në orën 04:00.

    Vazhdimi i udhëtimit drejtë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në ujevarën ”Niagara” në Tuz të Malit të Zi. Ndalesë për kafe dhe fotografi.
    Vazhdimi i udhëtimit me pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i menekshese ku do të kemi mundësinë të shohim:
    – Urën e famshme të Mostarit;
    – Rrugën e famshme te mjeshtërve të vjetër;
    – Xhaminë e madhe;
    – Katedralen e betontë të Mostarit (e vetmja në Europë);

    Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi udhëtimit për në Medjugorje. Akomodimi në hotel. Darka ne hotel

    Pas darkes vizitojmë Medjugorjen ose vendi i ”Gospa Mira” (Zonja e Paqes), shtatoren që qan, si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.

  • 2

    DITA E DYTE

    ►DITA E DYTË: PELIGRINAZH NË MEDJUGORJE - UJËVARA KRAVICA

    Mëngjesi në hotel.
    Pas mëngjesit, nisja më pas drejtë vendit ku është shfaqur Shën Mëria  vendi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vend hyjnor.

    Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugorjes.  ( Opsionale 10 euro extra bileta )
    Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
    Mbërritja në Tiranë në darkë.
    Fundi i shërbimit tonë.

    POLITIKAT E FËMIJËVE

    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS

    • 3-6.99 VJEC PERFITON 30% ZBRITJE

    • MBI 7 VJEC PAGËSE E PLOTË

    SHENIM

    ► AKOMODIMI NË DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESË EXTRA, NË VARESI TË HOTELEVE KU QËNDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TË JETË DOPJO, DO TE JENË DY KREVATE TEKE TË BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KËTIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 VETA
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT, KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA,
    ► PËR REZERVIM, MUND TË PAGUANI 50% TË SHUMËS TANI, NDËRSA PAGESËN E PLOTË DERI 7 DITË PARA NISJES.
    ► NË RAST ANULLIMI NGA KLIENTI PAGESA E BËRË ËSHTË E PAKTHYESHME.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PËR ARSYE TË NDRYSHME SIÇ JANË: MUNGESË DOKUMENTACIONI, EKSPULS, ETJ.
    ► NËSE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEÇ, DHE UDHËTON ME NJËRIN OSE ASNJËRIN NGA PRINDËRIT, I DUHET PATJETËR PROKURË E NOTERIZUAR.

    CMIMET E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

    REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EKSTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.
     
    TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)


Included

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjesi dhe darka

Not included

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Dreka
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale 1 EUR
  • Bileta e hyrjes në Ujëvaren Kravica. extra 10 euro

Location