NAPOLI-SALERNO-SORRENTO, 4 DITË €329

Description

►VIZITOHEN: NAPOLI, AMALFI, CAPRI, SALERNO, SORENTO

Itinerari i fluturimeve:
24-27 Mars: €329
Tirana-Bari: 11:20-12:15.
Bari-Tirane: 18:20-19:15.

28 Prill-1 Maj: 369
Tirana-Bari: 11:15-12:10.
Bari-Tirane: 18:20-19:15.




Program

  • 1

    Dita e parë

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin në orën 09:20, 2 orë përpara fluturimit.
    Fluturimi direkt Tiranë - Bari.
    Mbërritja në Aeroportin e Barit ne oren 12:15.
    Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. 
    Transferta nga Napoli drejt Salernos.
    Akomodimi ne hotel ne Salerno.

  • 2

    Dita e dytë

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja herët me autobus për në Sorrento.
    Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj. 
    Nisja me traget per ne ishullin Kapri. (Opsionale 45 euro/person vajtje-ardhje)
    Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe  ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit,  Grand hotel Quisisana,  Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Vila Krupp.
    Kthimi me traget në Sorrento. 
    Kthimi ne Hotel ne Salerno. 
    Mbremje e lire.

  • 3

    Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel.
    Transporti nga Salerno drejt Amalfit me transport publik (kosto extra 6 euro/person). Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso.
    Shëtitje në këmbë në Amalfi.  
    Në varësi te orareve dhe disponueshmerise të transportit urban guida do tiu informoj mbi vizitën në Positano. (pagesë extra).

    Kthimi ne Hotel ne Salerno. 
    Mbremje e lire.

  • 4

    Dita e Katërt

    Mëngjesi në hotel.
    Transferta nga hoteli drejt aeroportit të Barit.
    Nisja nga Bari në orën 18:20.
    Mbërritja ne Tiranë në orën 19:15.

  • 0

    INFORMACIONE TË RENDËSISHME

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo, do te jene dy krevat teke te bashkuar.

    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 2 jave para nisjes 

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

     ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.


Included

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)

Not included

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale për turistët