PAMUKKALE - CAPPADOCIA - STAMBOLL 8 DITE €359
Description
25 NENTOR - 2 DHJETOR - 359 EURO
Akomodimi ne hotel 3 ose 4*.
Canakale (1 nate) – hotel 3 Yje ne qender te qytetit.
Izmir (1 nate) – hotel 4 Yje ne qender te qytetit,.
Pamukale (1 nate) – hotel 4 Yje ne Denizili qender te qytetit.
Cappadocia (2 nete) – hotel 4 Yje ne zonen turistike.
Stamboll (2 nete) – hotel 3 ose 4 Yje.
Program
-
1
DITA E PARE
DITA 1
-Nisja nga Tirana ne oren 19:00 , (1 dite para dates se nisjes )
-Nisja nga Elbasani ne oren 19:30 , ( 1 dite para dates se nisjes )
*Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Turqise, duke pershkruar itinerarin Selanik, Canakale
Me pas vazhdojme udhetimin drejt Turqise duke kaluar nga Edemir (ish kryeqyteti i Turqise) per te mberritur ne Canakale, ne pjesen europiane te qytetit, ku eshte i lokalizuar edhe qytet antik i Canakales i njohur ndryshe si Troja.
Akomodimit ne hotel 3 ose 4 Yje ne qender te qytetit. Kohe e lire per te pushuar dhe me pas, ne shoqerine e guides vizitojme qytetin bregdetar te famshem per betejen e Ataturkut qe ndryshoi Turqine duke e shnderruar ne shtetin qe eshte sot, ku nder atraksionet permendin kalin e Trojes (ne qender te qyteti), bulevardin lungomare, etj.
-
2
DITA E DYTE
DITA 2.
*Pas mengjesit, vazhdimi udhetimit per ne Izmir.
Pas mberritjes ne Izmir vizitojme Parkun Botanik Zoologjik te Izmirit (me i madhi ne Turqi). I shtrire ne nje siperfaqe prej 450’000 metra katror, kopshti eshte i ndertuar qe te vizitoni ne habitate reale mbi 2600 kafshe te egra nga 138 specie te ndryshme.
Nje eksperience per tu mos u humbur.
Pas vizites se kopshtit zoologjik (i pozicionar ne periferi te qytetit) akomodohemi ne hotel ne qender te Izmirit.
Ne shoqerine e guides vazhdojme vizitat e qytetit si Sheshi Konak, Ora e Izmirit, Bulevardin buze detit “Lungomare”, etj.
Vizitat vazhdojme drejt atraksionit “Ashensori”, nje kulle e vjeter e ndertuar qe me 1907 kur per vite ka sherbyer si lidhje midis rivieres se Izmirit dhe qytetit te dikurshem i ndertuar ne koder. Ne ditet e sotme, kulla me ashensorin e vjeter ne brendesi, te ofron nje peisazh 360 grade te qytetit Izmir.
*Mbremja e lire per te shetitur ne bulevardin buze detit “Lungomare”, ku ndodhen kafene dhe restorante te shumta.
*Akomodimi ne hotel 4 Yje ne qender te Izmirit.
-
3
DITA E TRETE
DITA 3.
*Mengjesi ne hotel.
*Pas mengjesit ne hotel nisja ne drejtim te Pamukales per te shijuar mrekulline e natyres – vaskat e ujerave termale te Pamukales.
Gjate rruges do te bejme nje ndalese ne qytetit antik te EFES, i cili daton ne shekullin e V para Krishtit, vizite ne Bibloteken CELSUS e cila u ndertua ne vitin 114 – 135 ajo eshte e dyta me e madhe pas Aleksandrise dhe perfaqeson kulmin e mendimit Arkitektonik Helenistik.
*Pas vizites ne Efes, vazhdimi udhetimit per ne Denezli (qyteti i Pamukales). Mberritja ne Pamukale ku vizitojme ujrat termale me fame boterore të Pamukale-se, qe quhet ndryshe Keshtjella e Pambukut. Vizitë edhe në Pishinën e Kleopatrës dhe kodrën e pambuktë.
Kohe e lire per shijuar, bere plazh dhe per tu lare ne ujin ngjyre blu te Pamukales.
Akomodimi ne hotel 4 Yje ne Denizli
Pasdite vizite e qytetit te Denizli.
-
4
DITA E KATERT
DITA 4:
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit nisemi drejt Qytetit te KAPADOKYA-s (Cappadocia). Mberrjtia ne qytetin balonave dhe akomodimi e hotel 4 yje ne Cappadocia.
Kohe e lire per te pushuar.
Sipas deshires se grupit mundesi per te provuar ekperiencen e fluturimit me balone ( KOSTO EXTRA ). Fluturimi me balona duke shetitur mbi shkretetiren e valezuar dhe guvat shkembore te Kapadokya-s, do te jete nje eksperience jetesore e qe do skalitet thelle ne kujtesen dhe ndiesite tuaj.
Mbremija e lire per te shijuar qytetin e magjishem.
-
5
DITA E PESTE
DITA 5:
*Pas mengjesit ne hotel fillojme vizitat e Cappadocia-s
*Ne shoqerine e guides do te vizitojme:
Muzen e hapur Goreme dhe parkun kombetar Goreme, qe jane cilesuar zemra e qytetit. Me pas vizitat vazhdon ne muzeun e hapur Zelve dhe ne eksperiencen unike te 2 qyteteve nentoksore si Kaymakli dhe Derinkuyu.
Turi vazhdon me pas duke vizituar luginat Devrent dhe Zemi, per te perfunduar ne vizitimin e keshjelles Urchisar.
*Pasditja e lire per te shetitur dhe shijuar kete mrekulli te Botes.
*Akomodimi ne hotel 4 Yje ne Cappadocia.
-
6
DITA E GJASHTE
DITA 6:
*Mengjesi ne Hotel
*Nisja me pas drejt kryeqytetit te Turqise, Ankara.
Nen shoqerine e guides vizite e atraksione kryesore te Ankares si Mauzoleumi i Atatürk, Xhamia Kocatepe dhe kohe e lire per te konsumuar dreken.
*Vazhdimi i udhetimit per ne Stamboll. Ndalesa gjate rruges per pushime dhe kafe.
Mberritja ne Stamboll ne darke dhe akomodimi ne hotel 4 Yje.
*Mbremja e lire.
-
7
DITA E SHTATE
DITA 7:
*Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit ne shoqerine e guides nisim turin e vizitave ne Stamboll dhe i drejtohemi pikave me te bukura te ketij qyteti.
Turi fillon me viziten ne Xhamine Blu (nje nder simbolet e madheshtise se Stambollit),
per te vazhduar me XHamine Axha Sofia me madheshtoria ne boten Ortodokse (vecantia e se ciles eshte se ne brendesi te saj do te gjeni elemente te kishes dhe xhamise te nderthura se bashku).
Vizitat vazhdojne ne cisternen e vjeter te Kostandinopojes, dhe me pas ne Sarajet e Sulltanit (Topkapise). Vizita e Topkapise do te jete si nje udhetim ne kohe i arkitektures dhe kultures qe secili sulltan ka sjellur gjate sundimit te tij ne perandorine osmane.
*Pasdite shopping ne Venezia Mega Outlet
*Gjate darkes organizim me shfaqje dhe muzike (Nata Turke) darke dhe pije pa limit (me deshire), ne traget duke lundruar nen petkun e dritave te Stambollit.
*Akomodimi ne hotel 4 yje Stamboll.
-
8
DITA E TETE
DITA 8
*Mengjesi ne hotel.
*Nisja drejt Shqiperise duke udhetuar nga segmenti Stamboll – Selanik.
Ndalesa te shkurtra gjate rruges per pushime.
Mberritja ne Tirane, Elbasan ne darke.
POLITIKAT E FEMIJEVE:
• 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-6.99 VJEC PERFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 7 VJEC PAGESE E PLOTE
SHENIM
► CMIMET E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
►REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EKSTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.
►TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)
►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA 75% NGA CMIMI FILLESTAR I PAKETES.
►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .
► NE RAST ANULLIMI TE UDHETIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITE PARA
► PER REALIZIMIN E KETIJ UDHETIMI NUMRI MINIMAL I PJESMARRESVE ESHTE 35.
►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
►AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE.
►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.
►PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE KTHEHENI NGA TURQIA.
Included
- Mëngjesi
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Transporti me automjet komod
Not included
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- LUNDRIM ME ANIJE