PARIS DHE DISNEYLAND, 4 DITË €519

View photos

Description

►31 Maj - 3 Qershor - €519/personi i rritur & €479/femije
- Hotel Holiday Inn Express Marne La valle 4*
- Hotel Campanile Val De France Marne la Valle 3*
- Hotel Ace Paris Marne La Valle 4*

►14 - 17 Qershor - €579/personi i rritur & €519/per femijet!
- Hotel Stay City Apart Hotel Disneyland 4*+

 


Program

  • 1

    Dita e parë

    Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 13:10. Mbrritja në Paris në 16:10. Perfundimi I procedurave aeroportuale .
    Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  • 2

    Dita e dytë

    Pas mengjesit ne hotel, nisja per ne Disneyland ku do te kalojme gjithe diten ne nje nder parqet e lojerave me te bukura, te medhate e te pasurat me lojera e ambiente te ndryshme per adrenalinen e te gjitha moshave. Transferta Hotel Disneyland do kryhet me shuttle bus! Shutle bus per ne Disneypark funksionojne cdo ore 08.30 – 20.30! E gjithe dita eshte e dedikuar per argetim ne Disneyland.
    Ne oret e mbremjes kthimi ne hotel!

  • 3

    Dita e tretë

    Pas mengjesit do te fillojme viziten ne nje nder pallatet me te perfolura per skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit me te shtrejtat, aty ku kopshtet jane nje veper arti e admiruar nga miliona njerez, nje nder vendet ku ne historine boterore jane nenshkruar kontrata shume te rendesishme si ajo e mbarimit te luftes se pare Boterore, ne Pallatin Mbreteror, ne VERSAILLES. Vizita e rradhes do te jete Harku i triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku jane marre pamjet te bukura te kulles Eiffel, ku zhvillohet pasarela e javes se modes se larte ne Paris. Nga Trocadero, vizite ne nje nder veprat me te perfolura, me te pelqyera por dhe te kritikuara, me objetin me te fotografuar ne bote TOUR EIFFEL. . Me pas me deshiren e grupit mund te zhvillojme nje udhetim te mrekullueshem nen driten e henes dhe madheshtine e veprave te shumta te Parisit ne lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens. Kthimi ne hotel ne darke! 

  • 4

    Dita e katërt

    Kohe e lire ose mund te zgjidhni programin Opsionale (Pagese ekstra) 35 euro Transferte dhe Vizite ne muzeun e Louvre!. Pas vizatave do kemi kohe te lire per shopping ne zonen La Defense, nje nga zonat me moderne te Parisit . Shqiperi si dhe fundi i sherbimeve tona. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 16:40. Mbrritja në Tiranë në orën 19:15.

  • 0

    Hyrjet Opsionale Extra

    Kulla Eiffel, 25 – 30 EUR bileta
    Shetitje ne Lumin Sena, 20 EUR bileta
    Chateau de Versailles, 35 EUR bileta
    Dita 4. Opsionale + 35 Euro / Cmimi per Femijet 25 Euro

  • 0

    INFORMACIONE TË RENDËSISHME

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
    - Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

     

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

     

    SUGJERIM:

    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!


Included

  • Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
  • Shoqërues shqiptar
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat aeroportuale
  • Mengjeset per ditet e qendrimit
  • City Tour ne Paris
  • Bileta e hyrjes në Disneyland

Not included

  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa lokale për turistët