RADHIMË – DHËRMI , 1 DITË DUKE FILLUAR NGA €20

View photos

Description

  •  
  • ► 6, 7 ,13 , 14 , 20 , 21 , 27 , 28 Gusht

 

Radhime - €20/personi ( Kohe e lire per plazh )

Dhermi - €25/personi (Transport + Guide , Opsionale Restorant Vela e Bardhe - 1000 Lek cadra + 2 shezllone)


Program

  • 1

    RADHIMË – DHËRMI

     

    ►Nisja nga Tirana në orën 06:00 

    ►Nisja nga Durrësi në orën 06:30

     

    Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë për pushim në afersi te qytetit te Lushnjes. Pastaj do të vazhdojmë drejt plazhit në Radhimë/Dhermi. Zona e Radhimes është një nga më të preferuarat për plazh shumë pranë qytetit bregdetar të Vlorës, ku përballë saj qëndrojnë gadishulli i Karaburunit dhe ishulli më i madh në Shqipëri, Sazani.

    Pasi të mbërrijmë në Radhime/ Dhermi  do të kemi kohë të lirë për plazh deri pasdite rreth orës 17:00. Gjatë gjithë udhëtimit do të keni edhe asistencën e shoqëruesit të grupit i cili do t’iu japi informacionet e nevojshme dhe sugjerimet se si koha e qëndrimit të shfrytëzohet më mirë. Dreka është opsionale dhe mund të konsumohet në restorantet aty pranë.

    Personat qe deshirojne mund te zgjedhin te kryejne plazhin drejt Dhermiut , me kosto 25 euro / person. Guida mund t'iu sugjeroje vendet se ku mund te qendroni per te kryer plazhin apo te konsumoni dreken .
    Dhërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himarës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve Vetëtimë Pritëse, Akrokerauneve, , midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështorë, dhe sipas udhëtarit anglez Lir është më i madhërishëm në vendosjën e tij së çdo vend tjetër që kam parë në Akrokeraunet dhe që i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.

    Nisja per ne Tirane pasdite . Në rrugën e kthimit do të kemi një ndalesë të shkurtër. 

    Fundi i shërbimit tonë!

     

    ►Duhet të keni me vete:

    Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, rroba banje dhe shumë energji, etj.

     

    ►Sugjerim:

    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

     

     


Included

  • Transporti me automjet komod
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit

Not included

  • Gjithcka e papërmendur me sipër.