RIVIERA SHQIPTARE - 6 DITË

View photos

Description

( DHERMI, SARANDE, KSAMIL, KROREZ, KAKOME, LUKOVE. )

 

-Hotel Sunrise 4* (Mengjes+darke) :  Ndodhet 2 minuta larg nga deti.Disponon plazh privat dhe shezllonat jane gjithmone te perfshire ne pakete ,mund te perdoren sipas disponueshmerise.. Konsiderohet BUTIK HOTEl pasi disponon vetem 18 dhoma ne total ( 95 % e tyre me pamje nga deti) dhe nje restorant ne katin e 1 ku konsumohet darka e perfshire ne pakete.

-Hotel Nertili 4* (Mengjes+darke): Ndodhet buze detit, vetem 7-8 minuta ne kemb larg nga qendra e qytetit . Disponon plazh privat dhe shezllonat jane gjithmone te perfshire ne pakete ,mund te perdoren sipas disponueshmerise. 90 % e dhomave te gjithe godines jane me pamje nga deti.Restaurimi fundit eshte bere ne vitin 2019.


- Hotel SunRays 3* 
(Me mengjes) : Ndodhet buze detit, vetem 5 minuta ne kemb larg nga qendra e qytetit. 90 % e dhomave te gjithe godines jane me pamje nga deti. 

 

DATAT E NISJES:

GUSHT : 14, €249 Hotel SunRays 3*,  €299 Hotel Sunrise 4* , €309 Hotel Nertili 4* 

GUSHT : 21, 28, €229 Hotel SunRays 3*,  €279 Hotel Sunrise 4* , €289 Hotel Nertili 4* 

SHTATOR : 4 ,  €209 Hotel SunRays 3*, €245 Hotel Sunrise 4*, €265 Hotel Nertili 4* 


Program

  • 1

    DITA E PARE

    Tirane – Dhermi – Sarande .

    ► Nisja nga Tirana oren 06:00.

    ► Nisja nga Durresi ne oren 06:30.

    Vazhdimi i udhetimit drejt Dhermiut, ndalese ne Vlore per kafe. Me pas do te vazhdojme drejt Dhermiut per plazh. Pas kesaj vizite i drejtohemi qytetit te Sarandes. Akomodimi ne hotel ne mbremje. Darka ne hotel. Pas darkes shetitje ne bulevardin  buze detit te qytetit te Sarandes.

  • 2

    DITA E DYTE

    Lundrim me Skaf, Krorez – Kakome - Gremina - Plazhi Ushtarit - Gjiri Rrojdhes.

    Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit shkojm ne portin kryesor te qytetit te Sarandes dhe fillojm lundrimin me skaf. Gjate ketij lundrimi fantastik do te ndalojm ne plazhin e Krorezes,   Kakomes, Plazhin e Ushtarit  dhe Gjirin e Rrojdhes. Kthimi perseri ne port rreth ores 16:00 (lundrim me anije e cila ka nje kosto prej 25 Euro. Personat qe nuk duan te jene pjesmarres mund te qendrojn per plazh ne Sarande ). Konsumimi i darkes ne hotel. 

  • 3

    DITA E TRETE

    Plazh Ksamil 

    Pas mengjesit ne hotel i drejtohemi plazheve te Ksamilit,

    Qendrimi ne plazh deri pasdreke.

    Pas plazhi kthehemi ne hotel. Konsumimi i darkes ne hotel.

  • 4

    DITA E KATERT

    Plazh ne Lukove.

    Pas mengjesit ne hotel se bashku me shoqeruesin tone do te nisemi per ne plazh ne Lukove (extra 10 euro/personi ).
    Minimumi i pjesemarrjes eshte 10 persona.

    Qendrimi ne plazh deri pasdreke. Me pas do te kemi mundesi konsumimin e darkes dhe do te kemi qendrim te lire per te shijuar jeten e nates te qytetit te Sarandes.

  • 5

    DITA E PESTE

    Sarande - Lekures.

    Qendrimi ne plazh deri pasdreke. Pasdite vizite ne Kalane e Lekuresit per nje panorame fantastike plot drita te qytetit te Sarandes. (Ekstra: 5 euro/ personi). Numri minimal i pjesemarrsve duhet te jete 10 persona.

  • 6

    DITA E GJASHTE

    Mengjesi ne hotel. Qendrim per plazh ne Sarande deri ne mesdite. Me pas vazhdojme udhetimin per ne kthim me ndalesa gjate rruges.

    Mberritje ne Durres & Tirane ne darke.

    Fundi i sherbimit tone.

    Sugjerim :
    NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE.

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS
    • 3-11.99 VJEC, NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAJNE SI TE RRITUR

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 75% ME SHUME.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 7 DITE PARA NISJES .
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
    PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.


Included

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod
  • Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
  • Shezllonat ne plazh per Hotel Nertilin.
  • Baza e shërbimit të vakteve sipas hotelit
  • Shezllonat ne plazh per hotel Sunrise.

Not included

  • Dreka
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • pijet gjate vakteve
  • Lundrimi me anije 25 euro
  • Plazh ne Lukove ( extra 10 euro / personi )
  • Kalaja e lekuresit ( Extra 5 euro )

Location